Vetingu në Kosovë, Manja: Në Shqipëri do ta kalojmë edhe sfidën e vakancave 

Vetingu në Kosovë, Manja: Në Shqipëri do ta kalojmë edhe sfidën e vakancave 

Pas mbledhjes së dy qeverive në Kosovë, Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja i është përgjigjur interesit të mediave lidhur me Vetingun që Kosova planifikon të zbatojë dhe ku përvoja e Shqipërisë shihet si shumë e rëndësishme.

Ne tashmë i kemi ndarë përvojat tona me Albulenën në lidhje me procesin e Vetingut në Shqipëri, sepse takimet dhe kontaktet tona kanë qënë të shpeshta, të drejtpërdrejta, jo vetëm në nivelin e dy ministrive por edhe të grupeve të deputeteve në nivel parlamentar. Jam i bindur që ekspertët e Kosovës janë të familjarizuar me procesin e Vetingut në Shqipëri. Është një proces që zhvillohet me tre plane, në rrafshin e kontrollit të pasurisë, të figurës, por edhe të aftësive profesionale.

Sipas tij e rëndësishme është që nga proçesi i Vetingut që do të zhvillohet në Kosovë, të rritet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë nuk ka lënë pa përmendur edhe proçesin e Vetingut në vendin tonë, i cili përfundon në vitin 2024.

Ne, sot që flasim, kemi vetuar gati 650 subjekte nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë që ka Shqipëria dhe 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri nuk kanë arritur ta kalojnë filtrin e Vetingut. Komponenti kryesor ku ata nuk kanë arritur të jenë bindës për Komisionet e Vetingut ka qënë pasuria.

Manja ka shtuar se tashmë një tjetër sfidë për t’u përballuar është plotësimi i vakancave për shkak të largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por ai është treguar optimist.

Unë besoj do ta përballojmë me një koordinim dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë.

Për të, Shkolla e Magjistraturës është faktor i rëndësishëm në proçesin e mbarimit të Vetingut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy