Berisha: 14 maji do të sjellë një ndryshim të thellë, Elbasani do votojë për Luçiano Boçin

Berisha: 14 maji do të sjellë një ndryshim të thellë, Elbasani do votojë për Luçiano Boçin

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, në krah të kandidatit të dalë nga primaret për bashkinë e këtij qyteti, Luçiano Boçin.

Ndërsa u takua me qytetarët, Berisha tha se zgjedhjet lokale të 14 majit do të sjellin një ndryshim të thellë dhe Elbasani do të votojë për Boçin.

Urimet më të përzemërt qytetarëve të Elbasanit, për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarët.

Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria, në këtë kontekst, Elbasani është sot kryeqytet i pelegrinazhit shqiptar.

Por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit. Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër.

14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh, një intelektual të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për qytetar të parë të qytetit.

Edhe njëherë, urimet më të përzemërta për këtë festë, Hirushen e festave tona, siç e ka quajtur Faik Konica”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy