Basha: Nuk ka asnjë hap prapa, largimi i Ramës është kusht i panegociueshëm (VIDEO)

Basha: Nuk ka asnjë hap prapa, largimi i Ramës është kusht i panegociueshëm (VIDEO)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vijon të ngulë këmbë se largimi i kryeministrit Rama është kusht i panegociueshëm për nisjen e dialogut politik. Gjatë një takimi pasditen e sotme me të rinjtë e Farkës, Basha u shpreh se demokratët nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë hap mbrapa.

“Nuk ka ndryshim nga pozicioni ynë, nuk ka asnjë ndryshim nga pozicioni i PD dhe aleatëve tanë. Nuk ka asnjë çedim dhe asnjë hap prapa. Jua them sot këtu nga Farka, është e pangoecioueshme largimi një orë e më parë i Edi Ramës. Është e vetmja rrugë për ti hapur dritën jeshile dialogut politik dhe zgjidhjes politike”, tha Basha.

Në fjalën e tij, Basha paralajmëroi se protesta e 11 majit do të tundë qeverinë, që sipas tij është kthyer në një bandë kriminale.

“Kjo bandë kriminale më datë 11 maj do të dëbohet. Ka ardhur koha që të bëhet e qartë si e ndarë me thikë dallimi mes një bande kriminale në pushtet dhe asaj që ne duam të bëhet kur të qeverisim nesër. Kjo bandë me në krye Ramën bashkëpunon me krimin, kurse ne premtojmë dhe realizojmë sipas standardeve më të mira europiane”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy