Ndihma ekonomike, mocion me debat për Ramën më 15 mars

Ndihma ekonomike, mocion me debat për Ramën më 15 mars

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kërkesën e mocionit me debat për kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e ndihmës ekonomike. E kërkuar nga Partia Demokratike, interpelanca e kryeministrit Rama është caktuar në datën 15 mars.  

Kërkesa u depozitua dy ditë më parë nga demokratët në Kuvend, në kërkesën e të cilës nënvizohet se kemi të bëjmë me një përjashtim abuziv, “të bërë në procedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale”.

“Situata e verifikuar deri më tani është shkaktuar prej papërgjeshmërisë së qeverisë dhe ka rënduar gjendjen e këtyre familjeve në kufijtë e një drame njerëzore dhe të një emergjence kombëtare, pasi ndihma ekonomike është e vetmja mundësi mbijetese për ta”, thuhet në kërkesën e PD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy