Kreu i PD-së në Himarë: Flamur Noka, një çetnik i tërbuar, ja shiti partinë grekëve

Kreu i PD-së në Himarë: Flamur Noka, një çetnik i tërbuar, ja shiti partinë grekëve

Flamur Noka ka shkarkuar kreun e PD-së së Himarës, duke vendosur për herë të parë në krye të kësaj dege një politikan që nuk ka qenë kurrë në PD, përkatësisht sekretarin e degës së PBDNJ-së, Andrea Gjoni.

Kryetar i degës së PD-së, Kristo Çipa, një poet dhe intelektual i njohur i zonës, që është themelues i Partisë Demokratike që në lëvizjen e dhjetorit, ishte i zgjedhur me vota nga anëtarësia.

Në një intervistë telefonike për DailyNews.al, zoti Çipa e konsideron këtë veprim të të deleguarit të PD-së së Vlorës, Flamur Noka, sit ë një “çetniku të tërbuar”.

Çipa thekson se ka një regres dramatik të PD-së në këtë veprim, pasi nuk u dëgjua zëri i votuesve dhe i anëtarësisë që kanë qenë aktiv prej vitit ’90 dhe e kanë votuar këtë parti papushim.

Partia Demokratike për herë të parë në 25 vjet në këtë zonë ka braktisur pozicionin kombëtarist dhe po strehohet në qilarët e sillogjeve vorio-epirote.

Për kreun e shkarkuar të PD-së, Çipa, kjo është një rrezik shumë i rëndë.

“Ata ia dhanë PD-në me qera Fredi Bejlerit, i cili nuk arriti dot që ta greqizojë Himarën”, deklaron Çipa, i cili thekson se ia kanë paraqitur shqetësimin kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Ky i fundit ka thënë se do ndërhyjë, por realisht nuk ka vënë dorë.

Afrimi i PD-së me klanet filogreke në Himarë bëhet pas sulmeve të Athinës ndaj Tiranës zyrtare, duke kërkuar që të shpallet zyrtarisht minoriteti grek në Himarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy