Korrupsion në zgjedhjet e 14 majit/ SPAK dërgon për gjykim katër persona në Shkodër

Korrupsion në zgjedhjet e 14 majit/ SPAK dërgon për gjykim katër persona në Shkodër

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dërguar për gjykim në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit katër qytetarë në Shkodër të cilët akuzohen për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për Ergys Ivzikun, Arvit Bushatin, Petrit Dylin si dhe Mhill Volajn.

Sipas hetimit të kryer nga SPAK, katër të pandehurit kanë tentuar të blejnë vota në këmbim të të mirave material.

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 125 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 16.08.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve: Ergys Ivziku, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”; Arvit Bushati, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”; Petrit Dyli, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”; Mhill Volaj, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. 

Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se të pandehurit Ergys Ivziku, Arvit Bushati, Petrit Dyli dhe Mhill Volaj, banorë të qytetit të Shkodrës, në kuadër të formës së thjeshtë të bashkëpunimit, kanë kryer veprime konkrete të cilat kanë mbetur në fazën e tentativës (për shkaqe të pavarura nga autorët), me qëllim dhurimin e të mirave materiale në këmbim të votës për një kandidat të caktuar politik, pjesëmarrës ne zgjedhjet lokale të muajit Maj 2023 ”, njofton SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy