Është ndërprerë për disa minuta seanca e sotme parlamentare për shkak se deputetet Elda Hoti dhe Bora Muzhaqi janë përfshirë në një debat me njëra-tjetrën ndërkohë që Foltorja e Kuvendit ishte bllokuar nga deputetët e PD-së.
Hoti i ka marrë kartën e deputetit Muzhaqit duke mos e lejuar të flasë.
Kjo ka nxitur dhe një debat mes saj me Taulant Ballës,.
“Kujdes kur flet me mua? Pse kush jam unë shoqja jote?”, i thotë Hoti, Ballës.



