Në një dalje nga kryesia e Kuvendit, anëtari i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, Eduard Halimi kërkoi mbledhjen me urgjencë për të diskutuar mbi imunitetin e deputeti Saimir Tahirit, i cili akuzohet për trafik droge.
“Çdo minute qe kalon, çdo zvarritje, ndihmon Saimir Tahirin dhe Edi Ramen ne fshehjen e provave te krimit, te trafikut te droges’, tha Halimi.
Deputetët demokratë janë në pritje të mbledhjes së Këshilli për të vendosur për Saimir Tahirin, ndërsa në ambientet e kryesisë së Kuvendit janë edhe kreu i parlamentit Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.



