Importi i mbetjeve, Vasili: Thelbësor, roli monitorues i shoqërisë civile

Importi i mbetjeve, Vasili: Thelbësor, roli monitorues i shoqërisë civile

 Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nënvizoi sot rolin e shoqërisë civile në monitorimin e zbatimit të ligjit për importin e mbetjeve.

Duke marrë fjalën në Kuvend, gjatë diskutimeve të ndryshimeve në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, Vasili theksoi se vendoset një standard i ri për përfaqësimin e shoqërisë civile, e cila do të jetë syri vëzhgues në këtë proces.

Sipas tij, “monitorimi nga ana e shoqërisë civile do i jepte përgjigje mosbesimit të krijuar për zbatimin e ligjit, i cili duhet të zbatohet ashtu siç është shkruar”.

“Problemi më i madh i shqiptarëve ka qenë zbatimi i ligjit dhe kjo është një sëmundje e rëndë që ka shoqëruar sistemin pluralist shqiptar në 25 vitet e fundit, ku kultura e zbatimit të ligjit ka rrënuar edhe inisiativa shumë të dobishme. Ligji për importin e mbetjeve është një inisiativë që ka një sensibilitet maksimal shoqëror dhe besoj që në rast se do të miratohej, një instrument i tillë (monitorimi nga shoqëria civile) do t’i jepte përgjigje të drejtpërdrejtë këtij mosbesimi të thellë. Ka ardhur momenti që përtej dyshimeve, shoqëria shqiptare të shikoj me sytë e saj se si do të funksionojë zbatimi i këtij ligji”, tha Vasili.

Ai garantoi se “qoftë edhe një fakt i vetëm, një devijim i vetëm apo një analizë e vetme e manipuluar, do të ishin motiv i mjaftueshëm për ta anulluar njëherë e përgjithmonë këtë ligj”.

“Ligji ka kufizimin vetëm në tre dogana të vendit. Asnjëra palë nuk zëvendëson tjetrën; shteti është i detyruar të bëjë detyrën, shoqëria civile mund ta monitorojë atë. Në rast se zbatimi i këtij ligji rezulton i kundërt me atë që shkruhet, mund t’i themi jo”, tha Vasili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy