Largimi i Agaçit/ Çeno: Ndërhyrje e ambasadave të huaja

Largimi i Agaçit/ Çeno: Ndërhyrje e ambasadave të huaja

Shefi i marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike, Enri Çeno, dorëheqjen e Engjëll Agaçit si Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, e sheh produkt të ndërhyrjes së ambasadave të huaja në Shqipëri.

 

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se ditën e sotme janë dorëhequr dy drejtorë të rëndësishëm të cilët cilësoheshin të paprekshëm, Agaçi dhe drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

 

Pa ndërhyrjen e ambasadave të atashuara në Tiranë, Agaçi me siguri do vazhdonte rrugëtimin e tij normal, siç ka vazhduar në 12-13 vite. Është i përfshirë në një sërë dosjesh, jo vetëm në ndërhyrjet e tij përgjatë procesit të vetingut. 

 

Kanë dalë informacione të ish-zyrtarëve italianë, që është përfshirë në disa afera korruptive në disa prona në Jug të Shqipërisë, ku është i përfshirë drejtpërdrejtë dhe familja e Presidentit të SHBA. Agaçi ka qenë personi që ka bërë ndërlidhjen me gjeneralin italian. 

 

Është pjesë e procesit hetimor. Sot kemi largimin e dy drejtorëve të rëndësishëm të qeverisë, edhe Engjëll Agaçi dhe Mirlinda Karçanaj, që të dy cilësoheshin të paprekshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy