Tension brenda dhe jashtë kuvendit/ Kello: Protesta e radhës të hënën në orën 11:00 para bashkisë Tiranë

Tension brenda dhe jashtë kuvendit/ Kello: Protesta e radhës të hënën në orën 11:00 para bashkisë Tiranë

Parlamenti është përfshirë nga tensionet në seancën e kësaj të enjteje ndërsa deputetët e PD kërkuan përfshirjen e Sali Berishës në grupin parlamentar.

Lidhur me këto zhvillime gazetari Andon Kello në një lidhje nga Kuvendi me studion e lajmeve në MCN u shpreh se kërkesa u refuzua nga kryetarja e kuvendit, ashtu edhe kërkesa e dytë që ishte për mocion me debat për lidhjen krim i organizuar-politika.

Sa i përket ngritjes së dy komisioneve me votat e PS ai i Dezinformimit dhe Antikorrupsion, opozita do ti bojkotojë të dyja komisionet.

Drupal Ad

 

 

 

Seanca plenare vijon normalisht ndryshe nga fillimi i zhurshëm kjo për shkak se shumica e deputetëve të opozitës janë larguar. PD brenda kuvendit ka kërkuar përfshirjen e Berishës në grupin parlamentar si dhe një mocion me debat me kryeministrin Rama të cilat janë rrëzuar dhe kjo çuar në debate në kuvend. Ky debat vijoi për rreth 3 orë, moment kur Lindita Nikolla vendosi të përjashtojë nga kuvendi Flamur Nokën pasi bllokoi foltoren.

Pritet që sot të jetë një seancë e gjatë pasi ka një sërë projektligjesh përpara deri në pikat e fundit që janë dy komisionet e ngritura me votat e socialistëve, komisioni i Dezinformimit i propozuar në krye Erion Braçe dhe ai i Antikorrupsionit i propozuar me në krye Fatmir Xhafaj. Do kenë nga 11 anëtarë të dyja komisionet. Komisioni antikorrupsuion do të jetë me një afat 10 muaj. Opozita do ti bojkotojë të dyja komisionet.

Sa i përket protestës së zhvilluar jashtë ambienteve të Kuvendit, Kello tha se protesta ka zgajtur rreth 2 orë e 30 minuta e udhëhequr nga Rithemelimi me në krye Telitin, Klevis Balliun dhe Këlliçin.

Ata denoncuan lidhjet e qeverisë me krimin dhe duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Pati incidente në protestë djegie gomnash, flakadanë dhe hedhje të shisheve të ujit. Tentuan të thyenin kordonin e policisë por nuk ja dolën dhe kjo ka bërë dhe shpërndarjen e tyre. Protesta e radhës pritet të mbahet ditën e hënë para bashkisë së Tiranës në orën 11:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy