Çupi: Duhet minimumi jetik. Manastirliu: Të palëkundur për të mbështetur familjet në nevojë

Çupi: Duhet minimumi jetik. Manastirliu: Të palëkundur për të mbështetur familjet në nevojë

Në seancën e sotme plenare, deputetja Dhurata Çupi i bëri thirrje qeverisë që të miratohet minimumi jetik. Ajo u shpreh se kjo qeveri e ka kthyer vendin në një poemë të madhe mjerimi, ndërsa shtoi se në 9 vite janë marrë borxh 4 mld euro, prej të cilave nuk është ndihmuar qytetari dhe as janë marrë masa për lehtësimin e jetesës për ta.

Më e pakta që duhet të kishit bërë sot është të mos i kishit trajtuar njerëzit si statistika! Me siguri, Migjeni do të kishte një kohë të artë krijimi, po të jetonte sot në qeverisjen tuaj, patjetër edhe duke i ardhur turp e marre prej jush që e keni katandisur Shqipërinë në një poemë pa mbarim mjerimi. Ju përmendni si arritje të madhe një rritje të papërfillshme të ndihmës ekonomike apo indeksimin e pensioneve. Është revoltuese si mund të talleni kaq rëndë me njerëzit, në një kohë kur çmimet rriten përditë dhe masat tuaj gjysmake janë gati të pavlera. Është e pafalshme që ju, në 9 vjet në qeveri, keni marrë borxh rreth 4 miliardë euro, por nuk i keni përdorur ato për të luftuar varfërinë, për të nuk i keni përdorur për të rritur mirëqenien e njerëzve, duke e nisur me përcaktimin ligjor të minimumit jetik. Unë e kam një përgjigje pse sot nuk ka një minimum jetik. Përtej politikës, që ka konfirmuar se ju jeni një qeveri e paaftë dhe e korruptuar, në Shqipëri nuk ka akoma edhe pas 9 vitesh në qeveri të Partisë Socialiste, sepse ju nuk keni minimumin e ndjeshmërisë njerëzore. Ju i trajtoni njerëzit si statistika, por ata janë frymë që duan të jetojnë me dinjitet.

Më tej ajo shtoi se me 4 miliardë euro të marra borxh në 9 vjet, qeverisje të Edi Ramës, Shqipëria jo vetëm nuk duhet ta diskutonte më minimumin jetik, por duhet të kishte nivelin ndoshta më të lartë të tij në rajon.

Kanë një qeveri më të përgjegjshme se kjo e jona. Kanë një qeveri që nuk i vjedh votat si kjo e jona dhe që japin llogari më shumë tek votuesit sesa qeveria jonë. Sot, pashë që qeveria po mburrej me një tender për ndërtimin e një piste garash shpejtësie. A ka nevojë Shqipëria për këtë? Po, ka. A ka nevojë Shqipëria për gjëra të tilla të ngjashme? Absolutisht po! Por asgjë nga këto nuk ka asnjë vlerë, nëse qeveria nuk ka zgjidhur më parë problemin e varfërisë ekstreme. Asnjë shoqëri nuk ka përparuar për shkak te fasadave. Pasuria më e madhe e një vendi janë njerëzit! Prandaj thirrja ime për qeverinë, në emër të shqiptarëve që duan të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre është: vendosni minimumin jetik.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj tha se vullneti i qeverisë është i palëkundur për mbështetjen e familjeve në nevojë.

Me skemën e vjetër që jepej ndihma ekonomike ishte 22% përfitueshmëria nga skema, ndërsa sot jemi në nivelet e 82%. Politikat tona mbeten të fokusuara tek përmirësimi i nivelit të jetesës. Ne po mbështesim nga kriza aktuale duke forcuar mbrojtën sociale nëpërmjet fondit total. Fondi total do jetë 2 herë më shumë se në 2013. Ne kemi rritur masën e ndihmës ekonomikë për nënat me 2 ose më shumë fëmijë. Këtë vit kemi kryer indeksimin me 7.5% të pagesave për aftësinë e kufizuar. Vullneti ynë është i palëkundur dhe do të rrisim më shumë mbështetjen për familjet në nevojë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy