“27 vjet vetmi”/ Veliaj: Thonë që mund të arratisem! A s’do t’u mjaftonte bllokimi i pasaportës sime?!

“27 vjet vetmi”/ Veliaj: Thonë që mund të arratisem! A s’do t’u mjaftonte bllokimi i pasaportës sime?!

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar këtë të hënë nga qelia e paraburgimit të Durrësit.

Veliaj ka cituar arsyetimin e prokurorit Olsi Dado mbi rrëzikun e ikjes, ndërsa sipas tij po e akuzon për vepra penale që në total dënohen me 27 vite burg. 

Ndër të tjera ai ngre pyetjen a s'është e mjaftueshme mbajtja e pasaportës për të shmangur atë që prokurori e konsideron si rrezik për arratisjen e tij nga Shqipëria. 

Veliaj theksoi s’e nuk e ka menduar asnjëherë ikjen nga Shqipëria, duke sjellë në vëmendje se është kthyer nga Gjermania ditën e bastisjes, si dhe u kthye dy here nga SHBA-të. 

REAGIMI 

27 vjet vetmi
Mirëdita dhe agjërim të lehtë të gjithë vëllezërve dhe motrave.
Duke qenë se e keqja as nuk agjëron, as nuk pushon, por ushqehet përditë me ligësi dhe mashtrim, lipset që edhe unë, edhe ne, ta luftojmë përditë haramin që na rrethon.

Pasi u procedova me letrën anonime të Nesti Angonit, pasi u shpalla “i dënuar” që në faqe të parë, dhe pasi u parashtruan “krimet” që variojnë nga lodrat e djalit, te fushata në Rrogozhinë e Kavajë, dhe nga statuset e Facebook-ut tek ato në Instagram, lind pyetja:

Po në burg pse jam?
Thosh edhe Kafka te “Procesi”, mirë që jam fajtor pa faje e pa fakte, po dënimin pa gjyq pse? Tre janë faktorët që duhet të ketë parasysh Gjykata: rreziku i ikjes, prishja e provave dhe rrezikshmëria shoqërore.

T’i marrim me rradhë:
Rreziku i ikjes
Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet - pra, 27 vite burg - unë do ikja nga Shqipëria. Po, po, ja lexojeni:
“Mund të arrihet në përfundimin logjik ligjor në formën e mundësisë së arsyeshme, mbi mundësinë reale të ikjes nëse nuk ndërhyhet për të caktuar një masë shtrënguese për këtë shtetas”.

Dyshohem nga Ols Dado se kam konsumuar 9 herë veprën penale të “Korrupsionit Pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurëve vendor”, kryer në bashkëpunim, duke filluar që nga viti 2004, në moshën 25 vjeçare, bashkëpunim me persona që as i kam njohur atëherë dhe as kam parashikuar që do i njihja në të ardhmen.

Dyshohem nga Ols Dado se kam kryer më shumë se një herë veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari kriminale”. 

E kuptuat? Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare. Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?

Por, siç komentonte Kafka për përndjekësit e tij tek “Procesi”: “Unë as e mendoj të iki nga këta dy përndjekës kaq shembullorë, të cilët më janë qepur pas me kaq zell dhe pasion, sa thuajse më dhimbsen t’i lë vetëm në gjykatë”.

Kjo për rrezikun e ikjes, nesër e pasnesër do të flasim për rrezikshmërinë time të lartë shoqërore.
Ju dua të gjithëve!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy