Theu dje me gurë zyrën e PS në Berat, identifikohet autori 17-vjeçar

Theu dje me gurë zyrën e PS në Berat, identifikohet autori 17-vjeçar

Një nga zyrat elektorale të Partisë Socialiste në lagjen “30 Vjetori” në Berat u godit dje me gurë.

Pas ngjarjes së djeshme, policia ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes menjëherë pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përreth zyrës elektorale.

Pas identifikimit policia e ka shoqëruar autorin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Autori, 17-vjeçari me inicialet Z.M., ka pranuar se ka qenë ai që ka goditur me gurë selinë, ndërsa ndaj tij ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “shkatërrimit të pronës”.

17-vjeçari rezulton të jetë djali i kryetares së Gruas së Partisë Demokratike për zonat rurale, Këze Muska.

Selia e Partisë Socialiste Berat e cilësoi këtë ngjarje si “incident elektoral” dhe të qëllimshme për të shkaktuar përplasje gjatë fushatës elektorale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy