Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e parë të kabinetit Rama 3 se ndër vendimet e para të qeverisë është se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të kenë edhe një Njësi Speciale të kampionëve.
Teksa ka prezantuar vendimin për "Për punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes së sportistëve, që përfaqësuan denjësisht kombin shqiptar me rezultatet e tyre në Lojërat Olimpike 2020", pra të kampioneve olimpike Nora GJakova dhe D'Istrja Krasniqi, Rama ka bërë të ditur se të dyja kampionet kanë shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e Ushtrisë shqiptare.
“Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që ti bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Dhe me ministrin e Mbrojtje jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçanta. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë,” deklaroi Rama.
Një tjetër vendim me rëndësi në mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar Rama3, është ai për fëmijët e mjekëve dhe infermierëve që kanë humbur jetën nga COVID-19.
Deri në moshën 18 vjeç, këta fëmijë do të marrin rrogën e prindërit të tyre.
“Personat e mitur, prindërit që i përket kategorisë mjek, infermier, që ka humbur jetën nga COVID-i do të trajtohet në mënyrë retroaktive. Të gjithë këta që do kenë statusin e fëmijës nën përkujdesjen e Republikës do marrin rrogën e plotë të prindërit deri në moshën 18 vjeç”.



