
Pyetjes nëse Albin Kurti ka një lidhje epsharake me pushtetin politologu Ardi Nurellari iu përgjigj duke thënë se në këtë aspekt lideri i Kosovës ngjan me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Nga emisioni Arnautistan” në MCN TV Nurellari tha se Kurtit nuk i mjaftoi që u bë kryeministër me shumicë votash në Kosovë, por kërkoi të bëhej faktor edhe në Shqipëri duke ardhur dhe duke bërë fushatë me tre kandidatë të vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit.
“Ngjan me Ramën në atë aspekt. Atij nuk i mjaftoi që u bë kryeministër me shumicën, por u hodh në Tiranë me shpresën se do bëhej faktor në Shqipëri. Në vend që të rrinte në Kosovë për të bërë programe dhe për të gjetur njerëz të zotë. Ai erdhi në Shqipëri dhe bëri fushatë në Gjirokastër”, tha Nurellari.



