Ceremonia e betimit të Presidentit të Republikës në Greqi, u zhvillua me një rreth të ngushtë zyrtarësh dhe të ftuarish, për shkak të masave mbrojtëse kundër koronavirusit.
Pasi lexoj betimin, Katerina Sakellaropoulou, përshëndeti të pranishmit me një lëkundje koke, duke preferuar të mos shtrëngoj duart me ta.
Qeveria greke përfaqësohej nga kryeministri Micotaqis dhe ministrat, ndërsa zv.ministrat nuk ishin të pranishëm.
Presidentja e re e Greqisë, Sakellaropoulou ka lindur në vitin 1956 në Selanik. Pas diplomimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Athinës ajo i vazhdoi studimet pasuniversitare në Sorborne të Francës për jurisprudencë kushtetuese dhe administrative.
Në vitin 1982 Sakellaropoulou ishte emëruar si gjyqtare relatuese në Gjykatën e Lartë Administrative të Greqisë (Këshilli i Shtetit) dhe në vitin 2018 ishte bërë kryetare e kësaj gjykate.



