Caka: I.M. nuk është Ilir Meta i Partisë së Lirisë, Autoriteti i Dosjeve të japë sqarime  

Caka: I.M. nuk është Ilir Meta i Partisë së Lirisë, Autoriteti i Dosjeve të japë sqarime  

Silva Caka, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, doli në një konferencë shtypi sot për të sqaruar pozicionin e kreut të partisë në lidhje me vendimin e Autoritetit të Dosjeve, i publikuar një ditë më parë në media.

Caka tha se gjithçka është një lojë institucionale dhe mediatike, ndërsa shtetasi I.M. që përmendet në vendim nuk është Ilir Meta.

Caka theksoi se zoti Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim. Ky vendim sipas saj i është dorëzuar një tjetër kërkuesi, me iniciale të njëjta, i cili e ka kërkuar atë më 17 maj, datë të cilës Caka i referohet si “martesa Rama-Basha”.

Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se:

Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.

Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M

Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një "datë historike", 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.

Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M.

I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy