
Sot në Kuvendin e Shqipërisë nis seanca maratonë për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2022”.
Seanca do të vijojë punimet parlamentare edhe me datë 16 nëntor.
Qeveria e Shqipërisë e ka depozituar më 26 tetor në Kuvend projektligjin për “Buxhetin e Shtetit” për vitin e ardhshëm.
Sipas tij, qeveria ka parashikuar të shpenzojë rreth 637 miliardë lekë, dhe të ardhurat priten të shkojnë në 536 miliardë lekë.
Në këtë mënyrë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka planifikuar që deficiti të arrijë në 101 miliardë lekësh.
RENDI I DITËS:
1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 4.11.2021 dhe 8.11.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores
2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutimi në parim (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim
4. Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” tëndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtëvotash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutimi në parim (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim
5. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” tëndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutimi në parim
(Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim6. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian Diskutimi në parim (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim7. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2022”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisionet e tjera të përhershme Diskutimi në parim (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim
Kuvendi i Shqipërisë nis punimet në orën 10:00.



