Kryeministri Albin Kurti zhvilloi sot takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter Kurti tha se u shprehu mirënjohjen për përpjekjet e tyre për rikthimin e dialogut në rrugën e duhur, pas sulmit të 24 shtatorit.
“Sot u takova me ambasadorët e akredituar në Kosovë për t'iu ofruar atyre të rejat më të fundit mbi dialogun, siç është praktikë e zakonshme. Fillova duke shprehur mirënjohjen për BE-në dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit”, ka thënë ai.



