Druri i shtrembër në PS? Tahiri komenton Ramën e ‘shtrëngon dhëmbët’: Karrierën s’ma mbyll askush

Druri i shtrembër në PS? Tahiri komenton Ramën e ‘shtrëngon dhëmbët’: Karrierën s’ma mbyll askush

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama pasi Prokuroria i çoi Kuvendit kërkesën për arrestimin e tij. Në “Top Story” Tahiri ndonëse tha se nuk kishte dëshirë të komentonte shprehjen ‘dru u shtrembër’, shtoi se deklaratat e çdo kujt duhen lexuar në kontekst dhe se nuk shihte ndonjë hata.

I pyetur nëse kryeministri e ka shtuar distancën me të, ish-ministri tha se kjo pyetje i duhet bërë Ramës.

“S’kam dëshirë të komentoj. Deklaratat e çdokujt prej nesh duhen lexuar në kontekst më të madh. Nuk shoh hata në atë që tha kryeministri”, u shpreh Tahiri.

I ‘ngacmuar’ nga Balla se ka një perceptim që pas skandalit karriera e tij politike brenda PS-së u mbyll deputeti socialist tha se nuk e lë fatin e tij në dorë të të tjerëve dhe se karrierën nuk ia mbyll askush.

“Karrierën nuk ma mbyll me urdhër askush. Fatin tim nuk e lë në dorë të të tjerëve”, tha Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy