Takimi i Berlinit, një shans për Kosovën dhe Serbinë

Takimi i Berlinit, një shans për Kosovën dhe Serbinë

Në 29 prill në Berlin do të mbahet një takim i rëndësishëm për të ardhmen e dialogut Kosovë – Serbi. Pas shumë kohësh dhe përplasjesh në distancë do të vihen edhe një herë përballë njëri tjetrit Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Takimi është organizuar nga Gjermania dhe Franca të cilat duket se do të paraqesin edhe një plan për zgjidhjen finale të dialogut.

Gazeta Express shkruan se në takim do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron të cilët do të zbulojnë një plan konkret.

“Nëse janë të vërteta ato çfarë po fliten për këtë plan, atëherë shumëkush do ta kërkojë atë planin për ndarje territoriale. Po flitet për sovranitet të dyfishtë. Kosova ta ruajë integritetin territorial, por Serbia do të gëzojë njëfarë sovraniteti mbi serbët në Kosovë dhe mbi kishat serbe”, – tha një burim i Gazeta Express.

Sipas tij, në mënyrë që të mos tingëllojë shumë agresive, ka mundësi që Kosova një pjesë të sovranitetit të saj t’ia kalojë Brukselit, e pastaj ky i fundit, Serbisë.

Në anën tjetër, të dy presidentët, të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, janë shprehur se nuk presin shumë nga ky takim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy