
Gazetari Andi Tela në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV foli për dokumentarin e transmetuar në televizionin Rai 3 për Shqipërinë.
Ai tha se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e kampeve për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër ishte tema kryesore e dokumentuarit prej gati 60 minutash, ndërsa shtoi se gazetari italian u mor me qeverinë e Shqipërisë dhe lidhjet e saj me krimin.
“Po flasim për një dokumentar, të cilin pjesa më e madhe e publikut nuk e ka parë. Është një dokumentar një orë që temë kryesore ka marrëveshjen e emigrantëve. Është nisur për t’i shpjeguar publikut kostot e kësaj marrëveshje. Shifrat tregojnë që marrëveshja mund të kushtojë deri 1 miliard euro për 5 vjet.
Shteti shqiptar përfiton 100 milionë euro, Bechetti hyn këtu me idenë që mund të marrë këto para. Në marrëveshje parashikohet kjo e Bechettit dhe ka një pikë të veçantë. Jepeshin raste se si mund të ndërtoheshin kampet në vendet e tjera.
Thuhej se në shifrat e një viti më parë që kishin mbërritur 150 mijë emigrantë, praktikisht kampi po ndërtohet për 1800 vetë. Edhe nga pikëpamja logjistike nuk ja vlen që të vijnë në Shqipëri. Linja e dytë, pas kostove, me kë po e bën marrëveshjen qeveria italiane? Këtu kalonte nga marrëveshja, te qeveria.
Fuste pak në mes Bechettin dhe pastaj me përbërjen e qeverisë. Thoshte se në qeveri është kryeministër Rama. Merrte Saimir Tahirin, pastaj Xhafën me të vëllanë dhe Ëngjëll Agacin. Fuste edhe Arben Ahmetaj.



