Pashkët ortodokse/ Osmani: Solidarizohemi me ukrainasit që sot festojnë nën atmosferën e luftës

Pashkët ortodokse/ Osmani: Solidarizohemi me ukrainasit që sot festojnë nën atmosferën e luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, u ka uruar sot besimtarëve ortodoks festën e Pashkëve.

Osmani në rrjete sociale shkroi se kjo festë duhet të jetë moment i paqes dhe humanizmit.

Presidentja Osmani tutje ka shkruar se përkundër simbolikës së kësaj feste, shumë besimtar ortodoks ukrainas, sot pashkët i kremtojnë në atmosferën e luftës.

Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia.

Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen.

Fatkeqësisht, shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në kontinentin tonë kërcënohen nga tirani dhe despotë. Andaj, solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy