
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në kuadër të vizitës së saj në Kosovë, u takua me Presidenten Vjosa Osmani.
Kënaqësi të takohesha me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Kosovë.
Ndamë pikëpamjet tona se si Shqipëria dhe Kosova mund të bashkëpunojë për të avancuar njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Në mesazhin e saj, Xhaçka thotë se e siguroi Presidenten për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shqipërisë ndaj Kosovës.



