
Nënkryetari i PD-së, Agron Gjerkmarkaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, u shpreh se qëllimi kryesor përtej opozitës, është që të kthehet institucioni i votës së lirë dhe që të arrihet në presion të dyfishtë, për ta çuar vendin në qeveri kompromisi, qeveri teknike.
Ai tha se me të lutura, Edi Rama nuk impresionohet, prandaj sipas tij duhen akte rezistence, shpresojmë dhe ndoshta nga një punë intensive që PD po bën në kancelaritë ndërkombëtare, të arrihet
Qëllimi kryesor përtej opozitës, është të kthehet institucioni i votës së lirë. Kemi parë që nuk e kemi realizuar me qeverinë e Edi Ramës. Jo vetëm opozita, besojnë se me këtë kryeministër, kemi të pamundur të realizojmë zgjedhje të pakontestuar, natyrshëm duhet qeveri teknike.
Grupi parlamentar do të niset në Bruksel, ku do të ketë takime të rëndësishme dhe ngjarje të rëndësishme për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar. Me të lutura, Edi Rama nuk impresionohet. Nuk ka shumë rrugë, është një gërshetim i sensibilizimit të shoqërisë shqiptare dhe ndërkombëtarët.
Duhen akte rezistence, shpresojmë dhe ndoshta nga një punë intensive që PD po bën në kancelaritë ndërkombëtare, të arrihet në presion të dyfishtë, për ta çuar në qeveri kompromisi, qeveri teknike. E kërkojmë sepse do të dekurajonte, nëse modelohet mirë, lidhjet e pushtetit me krimin dhe shoqëria ndihet më e lirë për të votuar.



