
Gazetari Neritan Sejamini thotë se më shumë se 30 vite pas rënies së komunizmit, Shqipëria nuk ia ka dalë të ndërtojë një demokraci funksionale.
Sejamini tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se biznesi dhe politika funksionojnë sipas rregullave që nuk kanë lidhje me demokracinë.
Ne nuk kemi liri tregu, nuk kemi liri politike. Kush është fitues në treg e përcakton qeveria. Biznesi detyrohet që strategji kryesore të këtë mbajtjen mirë me qeverinë.
Ne nuk kemi zgjedhje të ndershme dhe as sistem politik të hapur. Thelbi është se ne nuk kemi vendosur në Shqipëri demokracinë. Marrëdhëniet bazohen mbi klientelizimin dhe favoret politike.
Partitë politike në Shqipëri votat përpiqen t’i marrin jashtë proceseve politike.



