Balla: Vota për PD çon ujë tek mulliri i Ilir Metës

Balla: Vota për PD çon ujë tek mulliri i Ilir Metës

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët në Labinot Mal.

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se në këtë zonë do të ketë investime të cilat do i japin peshën dhe zhvillimin që i takon. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos e harxhojnë votën dëm, por vota e tyre të shkojë për Edi Ramën.

Ne e kemi shumë të lehtë zgjedhjen këtë herë. Duam të kemi vëmendjen e qeverisë apo duam të na heqin fare nga harta e qeverisë? Se mjafton të hedhësh sytë në listat e tjera e të kuptosh sa i rëndësishëm është Elbasani për partitë e tjera. As te PD, as te LSI krerët e listave nuk kanë asnjë lidhje me Elbasanin.

Jam shumë i sigurt që këto zgjedhje ne do të marrim një mandat të rëndësishëm për të çuar përpara disa reforma shumë të rëndësishme të cilat sot mund të rrezikohen nëse ne votës tonë nuk i japim rëndësinë që duhet, nëse nuk e kuptojmë që arsyeja pse Sali Berisha dhe Meta janë bërë bashkë dhe kanë nxjerrë Lulin përpara si dhëndër, është arsyeja që fsheh nga mbrapa: Bllokimin e Reformës në Drejtësi”, u shpreh Balla.

Më tej ai shtoi se për këtë arsye është shumë e rëndësishme në 25 prill duhet një vetëdije atdhetare e çdo banori të kësaj zone, që të kuptojë që vota për LSI është një votë që nuk i bën nder Shqipërisë, vota për PD, çon ujë tek mulliri i Ilir Metës.

Prandaj ne e dimë shumë mirë që ajo që në kërkojmë është që ne të kemi mundësi të vazhdojmë punën e nisur. Vota për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste është e vetmja rrugë, e vetmja mënyrë, i vetmi shans që ne kemi që kësaj zone t’i japim zhvillimin. Numri 12, Partia Socialiste”, përfundoi Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy