Pas 6 muajsh kaos e tensione, Kuvendi u rikthye në normalitet. Gazetari Mariglen Kume në një lidhje me studion e lajmeve në MCN Tv u shpreh se [as debatit të parë për çështje procedure palët janë futur në vijim normalë për aktin normativ për ndryshimin e buxhetit 2024.
Ai tha se ndryshimi i buxhetit bëhet për shkak të krijimit të dy ministrive të reja por dhe për alokimin e fondit për portin e ri të Durrësit.
Sipas tij për këto çështje ka pasur kritika nga opozita ku Tabaku ka thënë se skema e portit të Durrësit është e njëjtë me teatrin ku përdoren fondet e taksapaguesve shqiptarë.
Tabaku përmendi si shqetësuese dhe faktin se për investimet strategjike si dhe projektligjin për zonat e mbrojtura. Po ashtu kritika ka pasur dhe nga deputeti socialist Erion Braçe i cili ka kërkuar nga qeveria më shumë fionde për bujqësinë. Ndryshimi i buxhetit është bërë për shkak të taksës së mbledhur nga taksat por dhe për faktin se qeveria vitin e kaluar s’ka shpenzuar të gjithë buxhetin dhe kjo është mungesë eficence nga ana e qeverisë.
Ndërsa sa i përket procedurave për ngritjen e komisioneve hetimore të cilat pritet të miratohen sot, Kume tha se ajo që tashmë dimë është një panoramë e qartë e anëtarëve nga ta dyja palët.
‘Sot do të miratohen emrat e komisioneve hetimore që do të jenë anëtarët e tyre. Ditën e djeshme mësuam emrat nga radhët e PD, ndërsa sot kemi një tablo më të plotë dhe konkretisht për komisionin hetimor për sistemin Tims janë:
1-Ervin Saljanji - kryetar
2-Toni Gogu -Nënkryetar PS
3-Nasip Naço - Anëtar PS
4-Blerina Gjylameti - Anëtar PS
5-Etilda Gjonaj - Anëtar PS
6- Xhemal Qefalia - Anëtar PS
7- Antoneta Dhima - Anëtar PS
8- Bardhyl Kollçaku - Anëtar PS
9- Denis Deliu - Anëtar PS
10- Lindita Metaliaj - Anëtar PD
11- Lefter Gështenja - Anëtar PD
12- Asllan Dogjani - Anëtar PD
13- Ramadan Lika - Anëtar PD
14- Luan Baci - Anëtar PD
15- Elda Hoti - Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
1-Bledion Nallbati- anëtar zëvendësues PD
2- Isuf Çela - anëtar zëvendësues PD
3-Eduart Nreca Anëtar zëvendësues PS
4- Laer Duraj Anëtar zëvendësues PS
Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi
1- Albana Vokshi Kryetar PD
2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS
3- Klodiana Spahiu Anëtar PS
4- Milva Ekonomi Anëtar PS
5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
6- Ilir Metaj Anëtar PS
7- Edona Bilali Anëtar PS
8- Petro Koçi Anëtar PS
9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10- Zheni Gjergji Anëtar PD
11- Ina Zhupa Anëtar PD
12- Edmond Spaho Anëtar PD
13- Saimir Korreshi Anëtar PD
14- Xhelal Mziu Anëtar PD
15- Petrit Vasili Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD
4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD



