Kandidati i Partisë Demokratike Durrës, Ndrec Pjetri, thotë se protesta kundër projektit në Zvërnec është revolucioni i shqiptarëve në mbarë botën dhe se kjo protestë është përtej çdo bindje politike.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se protesta është ngritje mbarëkombëtare e cila kërkon largimin e gjithë kastës politike.
Çfarë i bashkon? Kur kemi një investim qoftë dhe serioz, njerëzit thonë prit çfarë ka këtu?
Gjithçka në këtë vend është për tu ngritur në këmbë, por arroganca me të cilën po sillet qeveria i ka rënduar më shumë.
Partia Demokratike mund të fillojë dhe të hapë partinë dhe drejtuesit e saj mund të hapin krahun.
Subjektet politike në këtë situatë që është duhet të bëjnë një hap mbas, se qytetarët janë me mijëra në protestë.
Kjo është ngritje mbarëkombëtare dhe gjithë kasta politike e këtyre 30 viteve duhet të ikë.
Këta kërkojnë ndryshimin e krejt spektrit politikë. Drejtuesit e vjetër të partive duhet të largohen.



