Sot 144 vite/ Ora e parë e mësimit në Shqipëri e Kosovë do t’i kushtohet Lidhjes së Prizrenit

Sot 144 vite/ Ora e parë e mësimit në Shqipëri e Kosovë do t’i kushtohet Lidhjes së Prizrenit

Për nder të 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit sot të gjitha shkollat në Shqipëri e Kosovë do t’ia kushtojnë orën e parë të mësimit kësaj ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ora e parë e mësimit do të jetë histori për ditën e pavdekshme shqiptare.

'Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat andej e këtej bjeshkëve do t'i kushtohet pikërisht asaj ditës dhe historisë së asaj lidhjeje të pavdekshme shqiptare.

Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut.

Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.

Pas firmosjes së Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy