Omicron, Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të re (VIDEO)

Omicron, Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të re (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit për mediat u ndal dhe në një krizë tjetër, atë të pandemisë.

Rama u shpreh se vendi duhet të rishikojë masat kundër Covid dhe të përgatitet për një valë të re për shkak të variantit të ri Omicron.

“Besoj se deri tani ia kemi dalë arsyeshëm duke garantuar një jetë goxha të çliruar nga shtrëngesat. Duke i dhënë mundësi ekonomisë që të fluturojë faktikisht për t’u ringritur. Dua të theksoj se sot jemi në kushtet kur duhet të përgatitemi për një valë të re për shkak të një versioni të ri të virusit, që po mbyll vendet e tjera. Vendimet për mbyllje do të mbërthejë radhazi vend pas vendi. Ne nuk duhet të ngutemi, por duhet ta dimë se nuk duhet ta kalojmë sikur nuk ndodh gjë. Mbase disa masa duhen rimarrë, pa e shtrënguar zinxhirin e jetës siç e keni marrë. Po bëjmë një rivlerësim pasi rezulton se një numër i lartë njerëzisht janë vaksinuar jashtë. Jemi gati për spitalin e ri infektiv, që do të thotë rindërtim nga themelet, modernizim i tij',”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy