Deputeti demokrat, Edi Paloka, nuk pret që kryeministri ta ndjekë nga zyra protestën e 12 nëntorit. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Paloka tha se Rama është tjetër nga ai që shfaqet në Parlament.
Rama është frikacak. E ka treguar mëse njëherë. Ai që e sheh nga jashtë dhe nuk e njeh, i duket se ky është njeriu më i pushtetshëm. Kush e njeh e di që ai është frikacak. Indiferencën do ta tregonte duke qëndruar në zyrë. Unë i kam thënë që ti, kaq trim i çartur sa je në Parlament me 100 bodiguardë, rri në zyrë. 12 vjet në pushtet ka qëndruar me vjedhje dhe manipulime. Të jeni të sigurtë që në rast se Rama vazhdon me blerjen dhe manipulimin e zgjedhjeve do të marrë përgjigje tjetër, sat ë jetë Sali Berisha gjallë.



