22 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s në Kosovë

22 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s në Kosovë

Pas 78 ditësh të bombardimeve ajrore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), 10 qershori i vitit 1999 shënoi fundin e luftës së Serbisë nga Kosova. Kjo datë shënon 22 vjetorin e përfundimit të sulmeve të NATO-s kundër Serbisë.

Ndërsa, Këshilli i Sigurisë së OKB-së, më 10 qershor, e kishte miratuar Rezolutën 1244, ku ishin dërguar 37.200 ushtarë të NATO-s, në misionin e ri me emrin KFOR, nga gjithsej 36 shtete.

Në Kosovë, më 12 qershor të vitit 1999, kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ku edhe ka nisur largimi i forcave serbe

Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ishte personi i cili kishte dhënë “dritën jeshile”, për fillimin e fushatës së bombardimeve.

Ish presidenti Clinton, pati mbajtur një fjalim historik para popullit amerikan, ku pati falënderuar pilotët e Forcave Ajrore dhe ekuipazhet tokësore për shërbimin e tyre në misionin e NATO-s në Jugosllavi.

Ai kishte deklaruar rreth asaj se si përpjekjet e forcave të armatosura ndihmuan për t’i dhënë fund “vrasjeve së shqiptarëve etnikë në Jugosllavi”.

Ndërkohë, rreth 800 mijë refugjatë të dëbuar nga forcat serbe u rikthyen në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy