Pas Trump, Rama komenton zgjedhjet në Francë: Le Pen të kthen 400 vjet pas në kohën e doktrinave të kombshteteve

Pas Trump, Rama komenton zgjedhjet në Francë: Le Pen të kthen 400 vjet pas në kohën e doktrinave të kombshteteve

Duket se kryeministri Edi Rama nuk ndalet me komentet për kandidatët e zgjedhjeve në vendet perëndimore. Pas komenteve që bëri për Donald Trump kur ai ishte kandidat për President, kreu i qeverisë i është rikthyer komenteve për garën presidenciale në Francë.

Kësaj here, duke folur nga Gjirokastra ne nje event me rastin e Dites se Europes, Rama ka folur për presidencialet në Francë.

Ai ka thënë se me fitoren e Le Pen, Franca kthehet 400 vjet pas në kohën e doktrinave të kombshteteve.

“Sot në Francë është heshtje zgjedhore, në vigjilje të zgjedhjes presidenciale, ku dy alternativa nuk mund të ishin më të kundërta, njëra për vazhdimin e BE-së tjetra në kthimin mbrapsht të 400 vjet më pas në doktrinën e shtetkombeve. Shpresoj që sondazhet kësaj herë të mos gabojnë dhe gjithçka nesër në Francë të flasi për riafirmimin e Evropës që duam”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy