BE kritikon ashpër Kosovën për dështimin e djeshëm në parlament

BE kritikon ashpër Kosovën për dështimin e djeshëm në parlament

Bashkimi Evropian ka kritikuar Kosovën sepse parlamenti nuk ka ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Kuvendi ditën e djeshme nuk miratoi një sërë marrëveshjesh financiare që qeveria kishte nënshkruar me mekanizmat ndërkombëtarë.

Seanca e djeshme e Kuvendit u mbyll pa u votuar fare marrëveshjet për shkak të mungesës së konsensusit.

Sot ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt kritikoi kuvendin e Kosovës. Ai shpërndau një reagim të shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila e quajti zhgënjim mosratifikimin.

Por, sipas Heldtit, fjala zhgënjim është shumë diplomatike në këtë rast.

“E zhgënjyer me dështimin e Parlamentit për të ratifikuar disa marrëveshje ndërkombëtare përfshirë pjesëmarrjen e Kosovës në programet e Bashkimit Evropian për fiskalizim dhe dogana 2020, duke privuar taksat dhe doganat e Kosovës nga modernizimi i punës dhe shkëmbimi i njohurive me kolegët nga BE-ja dhe më tej”, shkroi Apostolova.

Kurse Heldti ishte më i ashpër. “Fjala zhgënjim është shumë diplomatike! A do të shohim këtë parlament të punojë së shpejti? Kjo është për pakot ndihmëse për vendin dhe njerëzit e vet”.

Marrëveshjet që duhet të votoheshin në parlament:

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy