
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, gjatë një takimi të sotëm me Ambasadorin e ri të Republikës Çeke, Karel Urban, i uroi atij suksese në misionin e ri në Tiranë dhe shprehu besimin në kontributin e tij në fuqizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve.
Nikolla, vuri në dukje se “Shqipëria dhe Republika Çeke kanë një bashkëpunim të shkëlqyer politik dhe në dëshirojmë që edhe bashkëpunimi ekonomik e tregtar të ngrihet në këtë nivel”.
Shqipëria i është mirënjohëse Republikës Çeke dhe vendeve të Grupit të Vishegradit për mbështetjen ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe kemi besim se kjo mbështetje do të jetë e palëkundur edhe në të ardhmen”.
Ambasadori Karel Urban falënderoi kryetaren Nikolla për vlerësimin e bashkëpunimit dypalësh si edhe të mbështetjes së integrimit evropian.
Republika Çeke dhe Grupi i Vishegradit do të vazhdojnë të mbështesin integrimin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe se bashkëpunimi ekonomik e tregtar midis të dy vendeve do të shfrytëzojë potencialet e pashfrytëzuara dhe do të njohë vetëm rritje”.
Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Urban biseduan edhe mbi avancimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar si një nxitës dhe mbështetës i bashkëpunimit midis të dy vendeve.



