Rama: Duhet të nxjerrim nga vetja një vete të re, tri pikat kryesore ku do të fokusohemi

Rama: Duhet të nxjerrim nga vetja një vete të re, tri pikat kryesore ku do të fokusohemi

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mandati i katërt qeverisës do të jetë si mandati i parë dhe se duhet të nxjerrin nga vetja një vete të re.

Duke folur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se duhet një vuillnet i ri në mandatin e katërt dhe se nuk mjafton një grup i ri parlamentar dhe ca ligje të reja.

Si tre pikat kryesore të këtij mandati qeverisës Kryeministri tha se në këtë mandat për Shqipërinë 2030, duhet të të mbyllen negociatat deri në fund të vitit 2027, të mundësohet deri në fund të këtij mandati ratifikimi i vendimit të Këshillit të Europës për anëtarësimin në Bashkimit Europian dhe të ngrihet flamuri shqiptar në oborrin e familjes së madhe europiane.

Me 83 mandatet që na dhanë shqiptarët ne nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër përveçse të prodhojmë një fuqi për të drejtuar Shqipërinë si mandatin e parë. 

Duhet të kërkojmë tek vetja një domosdoshmëri të brendshme, një shtysë, një forcë nxitëse për ta parë çdo gjë që kemi bërë jo me syrin e kënaqur të atij që e ka bërë vetë, por me një sy tjetër, që ka bërë jo mjaftueshëm, jo mirë. 

Na duhet një vullnet për të sjellë në mandatin e katërt, një qasje, një forcë, një aftësi si të ishte i pari. Duke nxjerrë nga vetja një vete të re. 

Nuk na mjafton një grup i ri parlamentar për të bërë ca ligje të reja, na duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe ndaj sfidave të reja. Nga të gjitha gjërat më kryesore, ajo që nuk kemi është koha. 

Ata që vijnë për herë të parë në grupin parlamentar, iu them që zgjedhja juaj është e thjeshtë, doni të rrini vërdallë katër vjet, apo doni që kjo rrugë të zgjatet përtej këtij mandate. 

Duhet të ruheni nga tabiatet e vjetra dhe të vlerësoni mandatin tuaj të parë jo si një gjë që e keni, por si një gjë që duhet ta fitoni përditë. Programi ynë qeverisës nuk ka qenë kurrë më i qartë dhe më konkret se sa tani. 

Detyra jonë si përfaqësues të shumicës në parlamentin e Shqipërisë, nuk ka qenë kurrë më e qartë dhe më konkrete se sa në këtë mandat për Shqipërinë 2030, të mbyllim negociatat në fund të vitit 2027, të mundësojmë në fund të këtij mandati të ri të ratifikimit të vendimit të Këshillit të Europës për anëtarësimin në BE, të ngremë flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut, në oborrin e familjes së madhe europiane. 

Këto janë tre majat që duhen kapur njëra pas tjetrës në kohë, për të vazhduar rrugën e Shqipërisë, të fatit të shkruar të së ardhmes së saj. 

Por kapja e këtyre tre majave në afatet që kemi nuk është e shkruar nga Zoti dhe fati që kemi, ngjitja e këtyre tre majave është e varur nga ne, populli shqiptar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy