Ish-deputeti Fatbardh Kadilli deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se PD nuk u nda për vulën, pasi ajo është një mit.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Kadilli tha se Berisha duhet të hyjë në zgjedhje edhe pa vulën.
Unë dyshoj se kësaj radhe Gjykata ka justifikimin që të thotë ka protesta dhe nën presion nuk marr vendim. Do doja që të ishte marrë vendimi që ditën e parë. Në raport me vulën kam një distancë. PD nuk u nda për vulën, por se pati një përplasje politike. Dikush u përpoq të mbante qasje perëndimorE duke mos e ndryshuar dhe Berisha donte të ruante qasjen e tij. Vula është mit. Berisha nuk e ka forcën se ka një vulë. Unë nuk besoj që po humbën vulën nuk do heqin dorë nga politikë. Berisha do duhet të hyjë në zgjedhje edhe pa vulë. Nëse nuk hyn në zgjedhje do më kujtojë obezët që kanë frikë të shohin fitore.
Rama përfiton nga çdo përçarje e partisë. Problemi i opozitës është interesi vetjak i Bashës dhe opozitës.



