Partia Demokratike përmes kreut të Departamentit të Sigurisë dhe Rendit Enkeleid Alibeaj ka denoncuar përsëri pranin e parcelave me drogë në afërsi të Tiranës.
Sipas Alibeaj kjo gjë u pa mjaft mirë nga mediat gjatë stërvitjes ushtarake në Bizë të Martaneshit ku helikopterët filmuan gjithçka sapo u ngritën në ajër.



