Rama takon studentët e ekselencës: Akademisë së Shkencave vetëm emri i ka mbetur

Rama takon studentët e ekselencës: Akademisë së Shkencave vetëm emri i ka mbetur

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar përpara studentëve ekselencë se tashmë asnjë të riu nuk i duhet “miku” apo “partia” për të hyrë në shkollë.

Në ambientet e kryeministrisë, Rama u ka premtuar studentëve se për ta do të ngrihen bursa dhe fonde të ekselencës. Nga ana tjetër kryeministri theksoi se në universitete do të ketë së shpejti biblioteka shkencore dixhitale si dhe po shihet mundësia që të ketë kurse anglishteje falas.

Por kryeministri i është rikthyer dhe njëherë debatit për akademinë e shkencave, duke thënë se i tillë i ka mbetur vetëm emri.

Akademisë së Shkencave i ka mbetur vetëm emri. Bibliotekat shkencore janë lënë në mëshirë të fatit”- theksoi kryeministri.

“Ëndrra që kisha për arsimin në fillim kur mora detyrën u bë realitet. Tani në universitet mund të hyjë kushdo që e meriton, pavarësisht emrit të babait. Matura shtetërore ishte një arritje që u mundësoi studentëve të fitojnë me meritë”, ka thënë Rama.

Ne e dimë që ajo që mungon prej shumë vitesh është pjesa e kërkimit shkencor. Këtë vit do të bëjmë një hap të madh përpara duke rritur mbështetjen për kërkimin shkencor. Biblioteka shkencore elektronike është një mundësi që gjithçka që do di më shumë se leksioni mund ta kesh, mjafton të kesh dëshirë të hysh në atë labirinth pafund ku mund të marrësh dije.
Ne nuk jemi një vend që kemi luksin të harxhojmë para kot. Kemi një Akademi Shkencash që i ka mbetur vetëm emri dhe universitetet pa bibliotekë shkencore. Ne do t’u krijojmë mundësi studentëve që të kenë kurse anglishteje falas."-shtoi kryeministri.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy