Opozita konsultohet për protestat, nesër vendoset për datën

Opozita konsultohet për protestat, nesër vendoset për datën

Opozita do të nisë protestat e paralajmëruara në ditën e seancës së fundit të Parlamentit, e cila u shoqërua me tension në sallë dhe protestë jashtë saj për votimin vetëm me votat e opozitës të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Pas mbledhjes që zhvilloi sot me krerët e partive aleate, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se protestat do të nisin gjatë këtij muaji, ndërsa data do të vendoset nesër.

“Aksioni do të intensifikohet. Sot kemi vënë piketat për këtë kalendar veprimesh, ndërsa ju bëjmë thirrje intelektualëve, qytetarëve, që t’i bashkohen këtij sezoni të protestës qytetare, për t’u përballur me krimin dhe krizën ekonomike e shpirtërore. Opozita e ka marrë këtë vendim ku shumë shqiptarë nuk paguajnë dot faturat, dhe krimi i qeverisë bëhet gati të nis aksionin me ujin e pijshëm. Kjo është t’i shpallësh luftë popullit për hesap të krimit dhe kriminelëve. Ndaj ne kemi marrë përsipër gjithë përgjegjësinë tonë, kemi diskutuar për detajet. Protesta e parë do të nisë brenda këtij muaj. Konsultimin e kemi i bërë sot, dhe vendimin do ta marr bashkë me anëtarët e PD, dhe do ta shpall nesër”, tha Basha.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy