“Jeta ime politike nuk do të ndërpritet nëse humb zgjedhjet”, Nano-Ramës: Do bëni atë që po bën Berisha

“Jeta ime politike nuk do të ndërpritet nëse humb zgjedhjet”, Nano-Ramës: Do bëni atë që po bën Berisha

“Jeta ime politike nuk do të ndërpritet nëse humb zgjedhjet”. Kështu deklaroi në këtë prag zgjedhjesh në emisionin “Arnautistan” në MCN TV kryeministri Edi Rama.

I pyetur nëse largimi i tij do të jetë i njëjtë me atë të ish-kryeministrit Berisha i cili pavarësisht largimit ka pasur ndikimin e tij në politikë, Rama mohoi dhe sqaroi se përfshirja e tij në politikë do të jetë në aspektin e përfshirjes nëse fjala e tij do të duhet për diçka.  “Në aspektin e përfshirjes si një person prezent absolutisht jo”, theksoi Rama.

Pjesë nga biseda:

Ju jeni në një garë dhe në garë edhe mund të humbet, nuk përjashtohet. Nëse ju humbni garën nuk keni një rimors ose rigret. Keni arritur gjithçka. Por karriera juaj ndërpritet, ju filloni jetën e tretë me një fjalë...

Rama: Jeta ime politike nuk do të ndërpritet kurrë në sensin e aktivizmit tim si person. Do jem gjithmonë një person që do jem i interesuar për politikën, do jem aty nëse do të jem i nevojshëm ose i dobishëm.

Të bëni atë që po bën Berisha?

Rama: Jo, jo, jo. Flas nëse do jem i dobishëm në një moment të caktuar, nëse duhet fjala ime për diçka. Në aspektin e përfshirjes si një person prezent absolutisht jo. Aktiv siç kam qenë më parë, pa hyrë në rrugën e politikës si punë e përditshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy