Çupi: Dritan Goxhaj është shërbëtor i Iranit, tha se pushteti do merret me plumb (VIDEO)

Çupi: Dritan Goxhaj është shërbëtor i Iranit, tha se pushteti do merret me plumb (VIDEO)

Analisti Frrok Çupi, thotë se protesta e ka humbur kuptimin numerik dhe se rënia ditëve të fundit shihet ndjeshëm.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se paraqitja e kërkesave nga Dritan Goxhaj duket e organizuar, si shërbëtor i Iranit.

 

Sipas tij, Goxhaj ka thënë se pushteti do të merret me plumb, ndërsa kërkesat i cilësoi mashtrim.

 

Dikush e ka organizuar dhe të gjitha të dhënat të çojnë te Irani, shërbëtor i madh i të cilit është Dritan Goxhaj. Çdo gjë e vërteton vetë veprimtaria e Goxhajt. Ne nuk kemi të bëjmë me një filozof, kemi të bëjmë me një ushtarak. 

 

Kemi të bëjmë me një person që po tenton të fusë kaçavidat e veta. Ai po thotë që ky pushtet do të rrëzohet dhe ne do e marrim pushtetin me plumb. Kjo është deklaratë që i dedikohet kësaj proteste dhe i është thënë me gojën e tij, që kjo gjë bëhet me plumb. 

 

Ndoshta do krijohet parti, se mund të krijohet parti islamike se ne nuk kemi parti islamike. Kjo është hapësira për të krijuar parti. 

 

Formulat që do e marrin pushtetin me plumb, me rrugë, që ne kemi me vete Iranin dhe jemi kundër Izraelit dhe SHBA, këto janë formula që besoj se në Shqipëri nuk bëjnë punë. 

 

Kërkesat janë mashtrim, nuk i takojnë grupimit të protestuesve. Me sa duket interesat e Iranit janë shumë më të fuqishme se të tjerat dhe nxituan të nxjerrin Goxhajn në krye. 8 deri në 10 mijë protestues ishin në ditën më kulmore të protestës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy