Macron pret në takim Kurtin e Osmanin

Macron pret në takim Kurtin e Osmanin

Presidentja dhe kryeministri i Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti gjatë ditës së sotme janë takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Osmani e Kurti janë pritur me nderime të larta shtetërore nga Macron.

Pas ceremonisë së pritjes liderët kanë filluar një takim pa pranin e mediave.

Presidentja Osmani bëri të ditur pas takimit se me presidentin Macron, kanë diskutuar për veprimet destabilizuese të Serbisë.

Në Pallatin Élysée, bashkë me Kryeministrin Kurti, u pritëm nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për të diskutuar partneritetin në mes të dy shteteve tona, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë.

Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme.

Diskutuam edhe veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri. Kosova mbetet e angazhuar, në koordinim me partnerët ndërkombëtar, për paqe, stabilitet dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Ndërkaq, Presidenti Macron potencoi përkrahjen e tij për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.

Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare.

Osmani e Kurti kanë udhëtuar për në Paris për një vizitë dyditore në kuadër të Forumit të pestë të Paqes në Paris.

Ndryshe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Francë në kuadër të Forumit për Paqe të Parisit do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Të vazhdojmë përpjekjet për të ndihmuar Republikën e Kosovës dhe të Serbisë për të de-përshkallëzuar, për të zbutur tensionet aktuale dhe për të avancuar në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në Twitter.

Forumi i Paqes në Paris do të jetë momenti vendimtar për fatin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takim me presidentin francez, Emmanuel Macron, do të obligohen të japin një përgjigje përfundimtare në raport me planin franko-gjerman.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy