
Gazetari Neritan Sejamini thotë se shpallja non grata me qëllimin për ta nxjerrë nga politika Sali Berishës ishte një dështim spektakolar i atyre që e kërkuan. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se dështimi nuk do të thotë tërheqje për burokratë si Gabriel Escobar dhe Yuri Kim.
Parimi i Amerikës është shteti i së drejtës. Këto gjëra që bëjnë këta dy burokratët nuk janë normale. Nëse kishin qëllim largimin e Berishës nga politika, nuk ka pasur dështim më spektakolar. Burokratët edhe kur dështojnë nuk tërhiqen, por bëjnë gropë. Qëllimi kryesor i zonjës Kim është karriera e vet. Ajo dhe zoti Eskobar do ta bëjnë gropë këtë çështje. Ata po mbrojnë veten e tyre, nuk kanë hallin e popullit shqiptar.



