
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, Berisha e vlerëson ish-rivalin e tij politik si personalitet i të majtës dhe reformues i PS-së.
Fatos Nano mbylli sytë përgjithmonë.
Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmve të tij dhe socialistëve. Amen!



