Misha Pumo, gazetar në Rusi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se Rusia nuk ka lëshuar dronin me qëllim drejt Rumanisë.
Duke vijuar Pumo tha do të vazhdohet më tej me sanksionet ndaj Rusisë, pasi NATO-ja nuk është e gatshme për t’u futur në konflikt me Rusinë.
Mendoj që do të shkojë më tej me sanksione. Është refren i vjetër dhe i vazhdueshëm, por këto sanksione nuk e dëmtojnë shumë. Nuk ka të sosur kjo luftë, duhet gjetur mënyrë për ta ndaluar konfliktin. Askush nuk po i ndihmon palët për ta shuar konfliktin.
Lufta vazhdon për aq sa i intereson palëve. Nuk mendoj se NATO është e gatshme për t’u futur në konflikt me Rusinë.



