Saimir Tahiri reagon sërish pas dëshmisë për rreth dy orë e gjysmë, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku u pyet nga prokurorët për akuzat e ngritura ndaj tij në kuadër të dosjes “Habilaj”.
Pak minuat më parë ai ka publikuar një tjetër mesazh në rrejtin social “facebook” ku rithekson ase do t’i shkojë deri në fund betejës që ka nisur në kërkim të drejtësisë.
“Rruga per te verteten vazhdon, cdo ore, cdo dite…deri ne fund! Faleminderit te gjitheve”,- thotë Tahiri.

Në deklaratën e sotme për mediat Tahiri tha “Dua të falënderoj prokurorët që morën para sysh kërkesën time për të pasur një hetim sa më të shpejtë në kohë, sa më të gjithanshëm dhe sa më objektiv. Me kërkesën time u paraqita për të dhënë shpjegimet e mia dhe për të shprehur gatishmërinë sot dhe kurdoherë, deri në fund me çdo mjet timin dhe disponibilitetin tim personal për t’iu përgjigjur çdo kërkesë të prokurorisë.



