Nesër zgjedhjet në PD/ Berisha: Votoni në liri të plotë, një nga proceset më moderne

Nesër zgjedhjet në PD/ Berisha: Votoni në liri të plotë, një nga proceset më moderne

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar anëtarët e partisë që të marrin pjesë në votimin e nesërm për votëbesimin e kryetarit, duke e cilësuar procesin si një nga format më moderne të demokracisë së brendshme partiake.

 

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes dhe parimit “një anëtar, një votë”, të cilin e vlerësoi si formën më të lartë të zgjedhjes së drejtuesve politikë.

 

Së pari e shfrytëzoj këtë rast të përshëndes përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike kudo që janë dhe t’i ftoj në një akt përgjegjësie… të votojnë nesër në liri të plotë, sipas vullnetit dhe dëshirës së tyre.

 

Ai shtoi se ky sistem përfaqëson, sipas tij, standardin më të lartë të demokracisë së brendshme.

 

Procesi i zgjedhjes me një anëtar një votë apo i votëbesimit me një anëtar një votë, është forma më epërore… procesi më modern.

 

Berisha gjithashtu u shpreh se ky mekanizëm garanton transparencë dhe përfshirje të plotë të anëtarësisë, ndërsa theksoi se pret pjesëmarrje të lartë në votim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy